Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të diel në Shkodër.

Mësohet se si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Autori është shpallur në kërkim.

Policia ndodhet në vendngjarje.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia./BalkanWeb