Humbja 1-2 në Nations League ndaj Shqipërisë ka shkaktuar reagime të shumta në Ukrainë. Jozsef Szabo, ish-tekniku i kësaj kombëtarje, e ka cilësuar disfatën ndaj kuqezinjve si të turpshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Më vjen turp dhe me dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Vija para dhe mbrapa gjysmën e natës, i shqetësuar. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje.
Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll. Dje Tsigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët?
Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas? Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne.
Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”. Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Europë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria.,
Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”, – tha ai./BalkanWeb