Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i raundit të parë të Champions League, ku ekipet shqiptare Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiç (Mali i Zi) kanë mësuar rivalët. Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi u kanë rënë rivalë të kalueshëm.
Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.
Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.
Borak është një klub futbolli profesionist boshnjak, me qendër në qytetin e Banja Lukës. Borac Banja Luka është një nga klubet më të njohura të futbollit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Emri Borak do të thotë “luftëtar”.
Aktualisht, Borak është pjesë e Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ndeshjet e saj në shtëpi i luan në stadiumin e qytetit të Banja Lukës , i cili ka një kapacitet prej 10,030 vendesh.
Borak ka dalë kampion 3 herë në historinë e tij, në sezonet: 2010-11, 2020-21, 2023-24./ata