Pa kaluar 24 orë nga zgjedhja, kryesocialisti Edi Rama  mbledh sot Kryesinë e re. Takimi i parë i Kryesisë së re mbahet sot në selinë rozë ora 18:30.

Në Asamblene e Partise Socialiste, e cila u mbajt një ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.

Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së

Sekretariati i PS konfirmohen propozimet e Ramës
Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; 
Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; 
Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; 
Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; 
Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; 
Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Përsa i përket anëtareve të Kryesisë gra të zgjedhura në Asamblenë e 7 shtatorit 2024
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Përsa i përket anëtarëve të Kryesisë të zgjedhur në Asamblenë e 7 shtatorit 2024 burra janë: 
Arben Pëllumbi
Erion Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Drejtuesit politikë në qarqe të cilët futen automatikisht si anëtarë kryesie
Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastilu
Emirjana Sako  
Benet Beci 
Ulsi Manja
Pandeli Majko
Blendi Gonxhe 
Arbian Mazniku
Belinda Balluku
Niko Peleshi
Mirela Kumbaro
Ervin Demo 
Bledi Çuçi  
Taulant Balla

/Shqiptarja