Vangjel Tavo konfirmohet në krye të bashkisë Himarë, pasi Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e opozitës.
Sali Berisha dhe PBDNJ e Vangjel Dules ankimuan rezultatin e zgjedhjeve duke kërkuar që ato të shpalleshin të pavlefshme, për shkak të parregullsive të pretenduara prej tyre.
Një prej këtyre parregullsive, sipas ankimimit, ishte se shumë votuesve u kishte skaduar karta e identitetit, dhe për rrjedhojë e patën të pamundur të votonion.
Tavo u shpall fitues me mbi 1400 vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.
VENDIMI:
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin Nr.19 Dt.26.08.2024, objekt i kërkesëpadive, ka vendosur:
“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.11, datë 09.08.2024, të depozituar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 të KZAZ nr. 88, Qarku Vlorë “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himare”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor mund të bëhet ankim kundër këtij
1 Bazuar në vendimin e ndërmjetëm të bashkimit të dy çështjeve. vendimi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor”. Ndërsa, Kërkesa Ankimore Nr.11 Dt. 09.08.2024, e paraqitur nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), kishte për objekt:
“1. Kundërshtim i Vendimit nr.85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për Zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”, të KZAZ nr. 88.
- Pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha QV (gjithsej 36 QV- të) të zonës zgjedhore Bashkia Himarë.
- Rregullimin e pasojave duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve për bashkinë Himarë.”
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me Vendimin Nr.5 Dt.09.09.2024, unanimisht:
VENDOSI
- Rrëzimin e padisë së palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi pëtë Drejtat e Njeriut”.
- Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
- Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim./Dita