Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruktimit të shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat, tha ndër të tjera se paga mesatare sot e një mësuesi është 950 euro.

Rama ka ftuar të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar. “Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Edi Rama: Ftoj shumë mësues pensionistë që të punojnë si mësues me orar të reduktuar, në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe është domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt dhe më shumë krah të kualifikuar tregut.

Sot duam të përfshijmë në tregun e punës edhe mësuesit pensionistë. Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse. Kështu, edhe pensionistët të ndjejnë hap pas hapi, projektin e Shqipërisë 2030. Paga mesatare e mësuesit është 950 euro dhe është në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit tonë./Dita