SPAK tashmë ka regjistruar procedim penal për Fredi Belerin, i cili rezultoi fitues në Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Sikurse u bë me dije në seancën ku u dha masa e sigurisë ndaj tij, çështja kaloi nga Prokuroria e Vlorës për në SPAK.

 

Sipas gazetares Klodiana Lala dosja e Blerit është përcjellë dje drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

 

Kujtojmë se Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

 

Ai u bë pjesë e debatit politik në mesjavë edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës.