Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën (nesër) ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. 

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, atmosfera në kampion kuqezi duket tepër pozitive, teksa të gjitha biletat janë shitur.  

Kontroll i rreptë nga forcat e policisë të shtetit në prag të këtij dueli, teksa një grup i caktuar efektivësh, kanë kontrolluar të gjitha tribunat e stadiumit, për sa i përket sigurisë, apo fshehjeve të mjeteve piroteknike./Panorama