Meghan Markle shkoi në hapjen e një librarie në Santa Barbara, pranë rezidencës së saj në Montecito, ku jeton që nga viti 2020 me bashkëshortin e saj Princ Harry.

Në një fotografi të ndarë nga shkrimtarja Laura Lynn Jackson në Storyn e saj në Instagram, Meghan Markle shfaqet duke folur në ngjarjen e organizuar nga shoqja e saj Oprah Winfrey.

“Momenti më i ndritshëm i folësve”, ka shkruar autori postimin.

Mes të pranishmëve ishin aktori Marco Leone, autori Saka Senghor dhe ekspertja e astrologjisë dhe psikologjisë Jennifer Fried, sipas People.

Dukesha e Sussex-it, në hapjen e ‘Godmothers’ të krijuar nga Jennifer Rudolph Walsh dhe Victoria Jackson, në Summerland të Kalifornisë, zgjodhi të vishte një jumpsuit blu Club Monaco ndërsa e kombinoi me një palë vathë diamanti./BalkanWeb