Kendall Jenner na kujton nënën e saj me pamjen e re që ka adoptuar për sesionin e fundit fotografike. Kris Jenner ka postuar në Instagram disa foto të vajzës së saj, duke pozuar me flokë të shkurtra, për të marrë pjesë në një fushatë të Calvin Klein.
Herë me një pallto të gjatë të zezë dhe herë me të brendshme, objektivi e kapi Kendall Jenner në xhirime, por edhe në prapaskenë. “Më pëlqejnë flokët e tu”, ka shkruar nëna e saj në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Jenner eksperimenton me flokët e saj. Në tetor 2023 modelja “shndërrohet” në Marilyn Monroe. Me flokët biondë të yllit të ndjerë dhe grimin e saj të zakonshëm, Jenner pozoi para kamerës si Monroe dhe ringjalli legjendaren “Gëzuar ditëlindjen zoti President”, që simboli i dikurshëm i seksit i këndoi Presidentit të SHBA John F. Kennedy në maj të vitit 1962 për ditëlindjen e tij.

Jenner nuk e ka kompletuar look-un e saj me një fustan të ngjashëm me atë të Monroe, por ajo zgjodhi një bluzë të zezë transparente dhe pantallona të bardha./BalkanWeb

 

foto galeri