Koordinimi i punës në parlament dhe bashkëpunimin mes palëve ka qënë në fokus të diskutimeve gjatë mbledhjes së thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali mes 4 krerëve të grupeve parlamentare, Gazment Bardhi, Niko Peleshi, Mesila Doda dhe Agron Duka.

Takimi i nisur në orën 12:30 vijon në kryesinë e Kuvendit
Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, mëson se kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar nga palët që të mos bllokohet puna parlamentare dhe diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës të vijojnë pa tensione dhe bojkote 

Kreu i Grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim"  Agron Duka u largua i pari nga mbledhja, që ende vijon mes Spiropalit dhe 3 krerëve të tjerë të grupeve.

Takimi vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar që pritet të sjellë tensione politike dhe axhendë të ngjeshur për shkak të nismave të paralajmëruara nga palët, siç janë komisionet hetimore nga PD dhe reforma të reja nga PS.

Perberja e parlamentit 

- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në përbërje 75 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Niko Peleshi

- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 39 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Gazment Bardhi.

-Grupi parlamentar "Demokraci dhe Integrim" ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputetja Mesila Doda.

-Grupi parlamentar "Aleanca për Ndryshim" ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Agron Duka./Shqiptarja