Shqiptari i Kosovës, Qëndrim Thaçi ka prezantuar makinën e dytë shqiptare. ‘Arrera Tsx Illyrian’ është makina e dytë e prodhuar nga kompania ‘Arrera’.

Ajo është prezantuar në Top Marques në Monako. Kompania ‘Arrera’ e ka bazën në Kosovë, por veturat e saj do të prodhohen në Itali.

Kjo makinë do jetë e limituar dhe do prodhohen vetëm 27 copë me një vlerë duke filluar nga 1,288,888 €.

Kjo është makina e dytë shqiptare, ndërsa Qëndrim Thaçi prezantoi  makinen e pare “Illyrian Pure Sport”./Shqiptarja