Mijëra tifozë kuqezi i janë drejtuar stadiumit “Air Albania”, në kuadër të përballjes së kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj Gjeorgjane, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kombëve, Liga B, grupi 1.

Në hyrje të stadiumit “Air Albania”,Policia ne kuader edhe te masave te marra për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Gjeorgji, ka zhvilluar kontrolle të imtësishme të tifozëve që kanë vendosur ta shijojnë këtë duel sportiv në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit në detyrë për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Gjeorgji”, shkruan Policia në rrjetet sociale./ata