Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Gjeorgjinë në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve. Trajneri Sylvinho ka zgjedhur rreshtimin 4-3-2-1, ku sulmues i vetëm do të jetë Rey Manaj.

Sipas formacioneve zyrtare të publikuara, në portë, do të jetë i Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja do të drejtohet nga kapiteni Elseid Hysaj, i cili do të mbështetet nga Mario Mitaj, Marash Kumbulla, dhe Ardian Ismajli. Në mesfushë, për të kontrolluar lojën janë vendosur Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, dhe Nedim Bajrami. Në sulm, pritet që Rey Manaj, Arbër Hoxha, dhe Jasir Asani të krijojnë presion ndaj mbrojtjes gjeorgjiane.

Nga ana tjetër, skuadra gjeorgjiane e udhëhequr nga Willy Sagnol, do të ketë si portier të saj Giorgi Mamardashvili, ndërsa sulmuesi i njohur Khvicha Kvaratskhelia pritet të jetë një nga kërcënimet kryesore për mbrojtjen shqiptare.

Kombëtarja shqiptare do të kërkojë të vijojë ecurinë pozitive pas fitores në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës dhe të forcojë pozitat në grup. Ne stadium pritet te jene 21 000 zemra kuqezi, teksa atmosfera gjate dites ka qene festive ne rruget e Tiranes. /ata