Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi.

Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbledhja, ndërsa foli edhe mbi fokusin e diskutimeve.

“Të vendosur për të çuar përpara me ritëm reformat dhe proceset integruese të Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.

Sipas tij, “mirëqenia e qytetarëve dhe arritja e standardeve europiane janë synim e objektiv i palëvizshëm”./ata