Ministria e Brendshme shpalli sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat per aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin datë 2 shtator 2024.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë./ata