Të mërkurën, Türkiye dënoi nënshkrimin e një udhërrëfyesi midis administratës amerikane dhe grekëve qipriotë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Ne pajtohemi me pikëpamjet e shprehura në deklaratën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) për këtë çështje dhe mbështesim plotësisht reagimin e justifikuar të autoriteteve të RTQV-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme turke.

Në deklaratën e MPJ-së turke gjithashtu paralajmërohet se veprimet e ndërmarra kundër sigurisë së turqve qipriotë dëmtojnë pozicionin neutral të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe e bëjnë të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen qipriote.

“Këto hapa të ndërmarra nga autoritetet amerikane në dëm të sigurisë së turqve qipriotë, përfshirë njoftimin në qershorin e kaluar për të nisur një dialog strategjik me administratën greke qipriote, minojnë pozicionin neutral të ShBA-së ndaj ishullit të Qipros dhe e bëjnë atë edhe më e vështirë për të arritur një zgjidhje të drejtë, afatgjate dhe të qëndrueshme për konfliktin qipriot”, thotë ministria.

Në njoftim thuhet më tej se Ankaraja zyrtare ka bërë thirrje për një rishikim të politikës që "mund të minojë stabilitetin rajonal".

"Türkiye, si shteti amë dhe vendi garantues, do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe prosperitetin e turqve qipriotë në të gjitha rrethanat", thekson ministria.

Administrata amerikane dhe ajo greke qipriote nënshkruan një udhërrëfyes mbi bashkëpunimin në mbrojtje, njoftuan mediat greke të hënën./TRT