Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër rrugor “Fier-Levan”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina ka qenë e markës “benz”, në të cilën po udhëtonin drejtuesi dhe një pasagjere.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të cilët bërën të mundur shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve nuk kanë pësuar dëme.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave se si është shkaktuar zjarri në automjet./GazetaShqiptare