Minatorët kanë zhvilluar një protestë përpara ambienteve të Parlamentit mëngjesin e sotëm (12 shtator).

Arsyeja e tubimit është kërkesa e tyre ndaj deputetëve për miratimin e statusit të minatorit.

Protestuesit shprehen se është e patolerueshme që një minator me 30 vite eksperiencë të përfitojë vetëm 150 mijë lekë.

Sipas tyre, statusi është në sirtarët e Kuvendit, ndaj bëjnë thirrje të miratohet ligjin që e kanë krijuar po vetë deputetët.

“Miratoni statusin e minatorit, më mirë vonë se hic. Të marrësh 150 mijë lekë minatori me 30 vjet është e pafalshme. Ju deputetë e keni bërë detyrën, statusi është aty në sirtarët te kuvendit, prandaj atë që keni bërë vetë miratojeni”, tha një prej minatorëve./GazetaShqiptare