Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.

 

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer dje rreth orës 15:00. Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

 

42-vjeçarja ditën e arrestimit Klosi është ndjerë keq dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u dërgua për mjekim në Qendrës Universitare Nënë Tereza, ku qëndroi për disa ditë. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”./BW