Avancimi i bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik, si dhe nxitja e rritjes ekononomike përmes risive, ishte në fokus të takimit të zhvilluar të enjten mes të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Nancy VanHorn, dhe Ministrit të Ekononisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA bën të ditur se në takim ishte dhe zyrtari Ekonomik Michael Ball dhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun McKenzie Louw
“Gjatë diskutimit, u theksua partneriteti i fortë midis kombeve tona në avancimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike përmes risive”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë./ata