Kreu i Këshillit Rus të Sigurisë, Sergey Shoygu, ka zhvilluar një takim në Phenian me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Shoygu, ish-ministër i mbrojtjes së Rusisë, është në krye të delegacionit në kryeqytetin e Koresë së Veriut si pjesë e “dialogut strategjik në vazhdim” midis dy vendeve.
“Më 13 shtator, një delegacion i kryesuar nga Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergey Shoygu, ishte në Phenian. Si pjesë e dialogut strategjik në vazhdim midis vendeve tona, u zhvillua një shkëmbim thelbësor pikëpamjesh me kolegët koreanë për një gamë të gjerë çështjesh në agjendën dypalëshe dhe ndërkombëtare. Shoygu u prit nga Kryetari i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, shoku Kim Jong Un”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.
Takimet u zhvilluan në një “atmosferë jashtëzakonisht të besueshme dhe miqësore” dhe ato do të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Phenian në qershor.
Presidenti Putin udhëtoi në Korenë e Veriut në qershor dhe nënshkroi një pakt të ndërsjellë të mbrojtjes.
Perëndimi akuzon Phenianin për dërgimin e armëve Moskës për luftën e saj në Ukrainë, një pretendim i mohuar nga të dy vendet./aa