Në fillim të viteve 2000, Turqia nisi një plan për të forcuar marinën e saj, “për të rritur dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke në det të hapur”, siç kishte thënë shefi i atëhershëm i marinës.

Aeroplanmbajtësja TCG ANADOLU është ndërtuar me 70% prodhim vendas dhe është shtuar në inventarin e Marinës Turke më 10 Prill 2023.

Më pas u tha se pas TCG ANADOLU do të prodhohet një anije e re dhe më e madhe. Më 3 janar 2024, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, u mor vendimi për fillimin e “fazës së projektimit të aeroplanmbajtëses së re”. Drejtoria e Zyrës së Projektit Detar krijoi një Task Forcë të aeroplanmbajtëseve vendase me 110 personel.

Për krahun ajror të aeroplanmbajtëses po punohet me Baykar.

Për sa i përket veçorive të shpallura, aeroplanmbajtësja turke është e ngjashme në përmasa me aeroplanmbajtëset britanike të klasit Queen Elizabeth. Për këtë arsye, ato ka të ngjarë të akomodojnë deri në 40 avionë.

Karakteristikat kryesore:

Gjatësia: 285 metra

Gjerësia 72 metra

Drafti: 10.1 metra

Zhvendosja: 60,000 ton

Shpejtësia 25 nyje

Katër motorë me turbina me gaz

/TeSheshi