Më 13 shtator 1985, u nda nga jeta skulptori Odhise Paskali. Ai studioi për skulpturë në Universitetin e Torinos, ku i përmbylli studimet në vitin 1927. Me t’u kthyer në Tiranë, do të hidhte themelet e skulpturës shqiptare, duke u shquar në veçanti për realizimet e karakterit monumental.

Paskali ia kushtoi jetën zhvillimit të artit në Shqipëri. Në shenjë vlerësimi dhe shpagimi për angazhimin e tij artistik, është vlerësuar me tituj shumë prestigjozë.

Në vjetët 1947-1953, kreu detyrën e mentorit në Liceun Artistik. Në vitin 1951 u përzgjodh si anëtar i delegacionit kulturor që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1957 u caktua në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. “Nderi i Kombit”, Odhise PAskali, përtej skulpturës njihej edhe si poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik.

Skulpturat e tij monumentale janë vendosur në sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Grafikat e realizimeve të tij janë përdorur në pasaportën shqiptare, në monedha, në pulla postare, në kartolina dhe në publikime qeveritare./ata