Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të ndërkombëtarizimit. Ky financim synon të mbulojë kostot që lidhen me strategjitë e hyrjes në treg, partneritetet ndërkombëtare dhe aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë SME-të të krijojnë ose zgjerojnë praninë e tyre në tregjet e huaja.

Subjektet që do të mbështeten lidhen me industri si energjia e rinovueshme, përfshirë hidrogjenin e rinovueshëm dhe depozitimin e energjisë;  Rinovimi i thellë i ndërtesave; Industri me karbon të ulët; Bateritë dhe sistemet e tjera të ruajtjes së energjisë. Si dhe industritë që përfshijnë teknologjinë dhe veprimtari të inovacionit.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka dhënë informacione mbi këtë thirrje, ku buxheti i përgjithshëm për këto grante është 25,000 €, i shpërndarë në 10 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

Financimi bëhet nga granti i Ndërkombëtarizimit INGENIOUS, i ciku është pjesë e nismës më të gjerë të Eurocluster INGENIOUS, që synon të mbështesë SME-të evropiane në zgjerimin e kapaciteteve dhe operimit të tyre në tregjet ndërkombëtare.

Granti fokusohet në nxitjen e elasticitetit dhe promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në përputhje me objektivat e BE-së. Programi ofron asistencë financiare për SME-të që ndërmarrin misione ndërkombëtarizimi në vendet e caktuara të synuara në Afrikë, Azi, Amerikën Veriore dhe Latine.

Objektivat kryesore të grantit të ndërkombëtarizimit janë mbështetja e ndërkombëtarizimit të SME-ve. Ndihma e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe praninë në treg ndërkombëtarisht, veçanërisht në rajone që janë strategjikisht të rëndësishme për rritjen e tyre.

Promovimi i tranzicioneve e gjelbra dhe dixhitale.  Inkurajimi i SME-ve të integrojnë praktikat e qëndrueshme dhe teknologjitë dixhitale në strategjitë e tyre ndërkombëtare, në përputhje me synimet e BE-së për arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 dhe udhëheqjen e transformimit dixhital.

Rritja e konkurrencës së tregut.  Mundësia e SME-ve të bëhen më konkurruese në shkallë globale duke u ofruar atyre burimet e nevojshme për të hyrë në tregje të reja në mënyrë efektive. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2024./Scan