Të afërmit e pengjeve izraelitë bllokuan rrugët në Tel Aviv me kërkesën për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me grupet palestineze në Rripin e Gazës.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, të afërmit e pengjeve izraelitë bllokuan rrugën Namir dhe dy rrugë në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Në protestat e mbajtura në Tel Aviv u ndezën edhe pishtarë.

Gjithashtu, familjet e pengjeve izraelitë bënë thirrje për pjesëmarrje në protesta.

Familjet në postimet e tyre në median sociale theksuan: "Qeveria i ka braktisur ata...Qytetarët izraelitë nuk kanë mundësi t‘i braktisin ata. Nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe më urgjente se kthimi i të rrëmbyerve në shtëpitë e tyre. Vetëm një luftë e fortë dhe masive popullore mund t‘i rikthejë ata".

Ndër të tjera, familjet e pengjeve izraelitë theksuan se protestat do të vazhdojnë./aa