Pas degradimit të flotës së helikopterëve “Cougar”, pavarësisht kontratave të shtrenjta të mirëmbajtjes, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në zbatim marrëveshjen me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s.

Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA.

“…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së Mbrojtjes./Tema