Sindikata e punonjësve të Policisë ngre shqetësimin për ndryshimet e bëra në ligjin e ri të Policisë, pasi sipas tyre, disa prej ndryshimeve janë në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Punës.

“Shkelje kushteteuese ne e konisderuam pjesmarrjen, ndalimin që i bëhet aktiviteteve, grevave dhe tubimeve nga punonjësit e policisë. Fjala ndalim është në kundërshtim me Kushtetutën.

Vendosja e moshës që ne nuk kemi qenë dakort. I jepet kompetencë titullarit që të përcaktojë moshën. Rasti i fundit ishte që Drejtori i Përgjithshëm nxori një urdhër që në Akademinë e Policisë nga punonjësit aktiv të marrin pjesë ato punonjës policie të cilët janë nën moshën 25-vjeç.

Me këto raste do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që ajo të bëjë edhe interpretimet e nevojshme, por edhe të rrëzojnë ato nene për të cilat konkretisht janë të shprehura në ligje të tjera në nivel hierarkie janë më të larta sesa vetë ligjet e Policisë”, tha Sadedin Fishta – Kryetari i Sindikatës së Policisë.

Për kryesindikalistin është e padrejtë që sindikata është përjashtuar nga përbërja e komisionit që do të përzgjedh kreun e Policisë së Shtetit.

“E mira do të ishte të ishte sindikat pjesë e këtij komisioni bëhet fjalë për një zgjedhje të një drejtuesi i cili sindikata ka interesa dhe marrëdhënie të drejtëpërdrejta përmes ligjit.

Ne kemi interes të vijë një Drejtor që jo vetëm të jetë profesionalisht i aftë, por njëkohësisht të jetë edhe menaxher i mirë, të dij dhe të interpretojë mirë ligjet. Njëkohësisht të jetë edhe bashkëpunues sepse ne kemi  parë shumë drejtora që kanë ardh dhe kanë ik në një periudhë shumë të shkurtër iu ka munguar fryma e bashkëpunimit”, tha ai më tej.

Sipas kryetari të sindikatës fasha e kandidatëve është zgjeruar për shkak se është ulur grada për të konkurura për Drejtor të Përgjithshëm dhe pritet të ketë emra të rinj në kandidaturë./EuroNews