Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme”.

Gjithashtu, ai tha se vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës material 1.8 kg lëndë narkotike kokainë, 18 kg lëndë narkotike marijuana, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD dhe aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Vocaj përgëzoi sektorin kundër narkotikëve dhe sektorin e forcës së posaçme të operacioneve speciale dhe kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera

Ai nxiti ata që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen./ata