Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka mësuar detaje të reja rreth ngjarjes që u shënua mëngjesin e kësaj të diele në Malësinë e Madhe.

Dy të plagosurit janë Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Autor i kësaj ngjarje është Lul Rakaj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura rrethanat e kësaj ngjarje.

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar”, njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv