Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.

“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë i duhen  për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë  bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.

 

Postimi:

Mirëmëngjesi,
DURRËSI LIVE
I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete .

Sepse "gondolat" dhe "gomerdaret" që si gjithmonë I duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë .

Pasi mbarojë së "xixëlluari" qytetin, kukulla do "xixëlloj" dhe qarkun tani.

/OraNews