Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Nertila Ndregjonin, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja relatore, Lulzim Hamitaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit./ata