Parimet që do të ndjekim në çdo gjë që bëjmë mbi fenomenin e migracionit janë të realizueshme me kosto efektive dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer gjatë vizitës së tij në qendrën e përbashkët të koordinimit për imigracionin në Romë.
”Thelbësorja është të parandalohen njerëzit që ndërmarrin këto udhëtime: ne kemi parë shumë vdekje si në Mesdhe ashtu edhe në Kanalin Anglez”, shtoi ai.
“Është detyra jonë të marrim një qasje ndërkombëtare ndaj një sfide ndërkombëtare, për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve në det, jo vetëm në Kanal, por edhe në Mesdhe”, shtoi kryeministri britanik./ata