Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur 8 anëtarët e rinj që do të kenë një mandat 5-vjeçar.
Gjyqtarët janë zgjedhur përmes shortit, i cili u hodh në ambientet e Këshilli të Lartë Gjyqësor, ku për 8 vakancat në Kolegjin Zgjedhor kandidonin 95 gjyqtarë.
Në përfundim të procedurës së hedhjes së shortit publik, trupa gjyqësore që do përbëj Kolegjin Zgjedhor, është si më poshtë vijon:
• Znj. Ornela Naqellari;
• Znj. Alma Kodraliu;
• Znj. Iliba Bezati;
• Znj. Entela Shedula;
• Z. Enkel Peza;
• Z. Rexhep Bekteshi;
• Z. Artan Çupi;
• Znj. Lutfie Celami.
Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e radhës plenare me vendimin nr. 505, datë 16.09.2024, miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor./ata