Një 49-vjeçar shqiptar gjeti vdekjen ndërsa punonte në Mykonons, në Greqi. Shqiptari kishte shkuar atje dy vite më parë së bashku me familjen e tij për një jet më të mirë, por jeta e tij u ndërpre tragjikisht.

 

Sipas mediave greke ai kishte qenë duke lyer murin e jashtëm të një objekti të pa përfunduar. Ai ra nga skela nga një lartësi prej rreth dy metrash dhe ra me fytyrë në grumbullin e materialeve të ndërtimit. Vdekja e tij ishte e menjëhershme.

 

Trupi i pajetë i punëtorit 49 vjeçar u gjet pak më vonë nga djali i tij, i cili po punonte më të por në atë moment ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të çuar disa mjete në makinë.

Nga hetimet e kryera rezultoi ndërtesa ku po punonte shqiptari ishte pa leje ndërtimit ndaj kryekontraktori kishte punësuar shqiptarin i cili nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi.

 

Nga të dhënat e deri tanishme, ende nuk ëhstë  bërë e mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërkohë kontraktori i cili punësoi 49-vjeçarin është në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasje me paramendim, pasi në vendin ku po bëheshin punime nuk kishte masa sigurie.

 

Pamjet e siguruara nga mediat greke tregojnë qartë grumbullin e materialeve të ndërtimit mbi të cilat ka rënë në rrethana të paqarta ndërtuesi shqiptar. Në këto pamje mund të shihet se në ndërtimin e kontraktorit të madh nuk janë respektuar masat e nevojshme të sigurisë.