Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretin që rrit numrin e ushtarëve në ushtrisë ruse me rreth 180 mijë duke çuar numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak në afro 2.4 milionë.
Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin dhe të publikuar në Sistemin Informativ të Ligjit Shtetëror Rus, numri i personelit të Forcave të Armatosura të Rusisë do të jetë 2.389.130 persona, përfshirë 1.5 milion ushtarë.
Vendimi në fjalë do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Me një dekret që nënshkroi në dhjetor 2023, Putin e çoi numrin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse në 2.209.130, nga të cilët 1.320.000 ushtarë./aa