Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne pretendon se Armenia "vazhdon të përparojë drejt lirisë pavarësisht kërcënimeve, armiqësisë së dukshme dhe dëshirës për presion të Rusisë".
Si pjesë e vizitës së tij në Jerevan, Sejourne mbajti një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan.
Diplomati francez tha se ata do të vazhdojnë të mbështesin Jerevanin. "Pavarësisht kërcënimeve, armiqësisë së dukshme dhe dëshirës për presion të Rusisë, Armenia vazhdon dhe përparon hap pas hapi në rrugën e saj drejt demokracisë dhe lirisë. Duhet ta dini se mund të na besoni gjithmonë në lidhje me vlerat demokratike", tha Sejourne.
Ai pretendon se mbështetja e mbrojtjes që ata kanë dhënë për Armeninë bart qëllimin për mbrojtjen e territoreve dhe popullit të Armenisë.
Mirzoyan shtoi se bisedimet kanë të bëjnë me mbështetjen e vazhdueshme të ndërsjellë në platformat ndërkombëtare. Ai tha se presin mbështetjen e Francës në negociatat për liberalizimin e vizave me BE-në dhe bashkëpunimin BE-Armeni.
Kryeministri armen, Nikol Pashinyan priti gjithashtu në takim ministrin e Jashtëm francez, Sejuorne./aa