Ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë, përfshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në bastisjet e kryera në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 20 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe ish të burgosur.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Bashkë me të arrestuarit e fundit ka arritur në 10.700 numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ndërsa theksohet se 704 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që përvetësojnë tokat palestineze./aa