Autoritetet e Malit i kanë kërkuar ambasadores suedeze në Bamako, Kristina Kuhnel, të largohet nga vendi afrikan brenda 72 orëve pasi qeveria suedeze njoftoi se do të shkurtojë ndihmën për zhvillim.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit bëri të ditur se ambasadori suedez në Bamako është ftuar për intervistë pas deklaratës “armiqësore” të ministrit suedez për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Tregtinë e Jashtme, Johan Forssel.

Në deklaratë thuhet se Kuhnelit i është kërkuar të largohet nga territori i Malit brenda 72 orëve.

Ministri suedez për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Tregtinë e Jashtme, Forssell, komentoi në rrjetet sociale lëvizjen e qeverisë së Malit për t'i dhënë fund bashkëpunimit diplomatik me Ukrainën.

"Ju nuk mund të mbështesni luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe të merrni disa qindra milionë kruna(valutë suedeze) në ndihmë zhvillimore. Kjo është arsyeja pse qeveria suedeze ka vendosur të heqë gradualisht ndihmën për Malin në vitin 2024," tha Forssell në rrjetin social X.

Më 24 qershor, Suedia njoftoi se do të mbyllë ambasadat e saj në Bamako dhe Ouagadougou dhe do të hapë një ambasadë të re në Dakar që do të monitorojë Sahelin dhe Afrikën Perëndimore. Ambasadat Bamako dhe Ouagadougou janë planifikuar të mbyllen në fund të vitit./TRT