Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka mohuar raportet për furnizimin e grupit jemenas Houthi me raketa hipersonike ose teknologjinë e tij.

Pas sulmit raketor Houthi dje që goditi Izraelin qendror, media izraelite pretendoi se Irani kishte furnizuar me raketa ose të paktën teknologjinë për t'i zhvilluar Houthi-t.

Pezeshkian e tha këtë në konferencën e tij të parë për media në Teheran pas fitores së zgjedhjeve në muajin korrik.

Presidenti iranian pranoi se vendi i tij posedon raketa dhe satelitë hipersonikë, por tha se “nuk ka të vërtetë në dërgimin e raketave te jemenasit”. Por, shtoi ai, “ne i mbështesim ata”.

Pezeshkian tha se gjatë viteve Houthi-t i zhvilluan vetë raketat.

Megjithatë, Pezeshkian theksoi se "nuk ka asnjë argument mbi domosdoshmërinë për t'u përballur me entitetin sionist (Izraelin), nuk duhet lejuar të shkelë ligjet ndërkombëtare dhe humanitare”.

Grupi Houthi mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm, duke theksuar se ata shënjestruan një vendndodhje ushtarake në qytetin qendror izraelit Jaffa duke përdorur një raketë balistike hipersonike me një rreze prej mbi 2 mijë kilometrash.

Raketa e lëshuar nga Houthi kishte në shënjestër Izraelin qendror dhe shkaktoi lëndime të lehta në nëntë persona. Zjarret shpërthyen në pyjet aty pranë dhe në një fabrikë të madhe çimentoje.

Në përgjigje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi grupin Houthi për një hakmarrje të ashpër, duke u zotuar se ai do të "kërkonte një çmim të rëndë" për ta./aa