Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier, i hapur në vitin 2021, vazhdon të ofrojë shërbime cilësore për banorët e rajonit duke kryer 802 mijë shërbime shëndetësore deri më ditët e sotme. Spitali është ndërtuar me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë dhe zotëron një kapacitet prej 150 shtretërish.

Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri “Memorial” Fier, i ndërtuar me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë në qytetin Fier, të vendosur në zonën jugore të Shqipërisë, ndërsa vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të besueshme ndaj popullit shqiptar, nga viti 2021 kur është hapur e deri më sot ka realizuar 802 mijë shërbime shëndetësore. 

Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri “Memorial” Fier, i ndërtuar me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë në qytetin Fier, të vendosur në zonën jugore të Shqipërisë dhe i hapur për publikun në vitin 2021 vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të besueshme ndaj popullit shqiptar. Qindra pacientw të ardhur në spital për mjekim nga Fieri, ku ndodhet spitali, si dhe nga qytete të ndryshme të vendit, shprehin kënaqësinë e tyre për Spitalin e Miqësisë Turqi-Shqipëri, Fier, ku shërbejnë 41 punonjës profesionistë nga Turqia dhe 249 punonjës nga Shqipëria.

Drejtoresha e Spitalit Rudina Degjoni, e cila shprehet se spitali qw zotwron një kapacitet prej 150 shtretërish është një investim shumë i rëndësishëm, bën të ditur se vazhdojnë të ofrojnë shërbimet spitalore ndaj banorëve të zonws sw jugut të Shqipërisë. Degjoni, e cila thekson se duke nisur që nga dita kur është hapur e deri më sot janë realizuar 802 mijë shërbime shëndetësore, tha se “Këta shifra të mahnitshme burojnë nga puna e palodhur e ekipit turko-shqiptar tw spitalit. Në saje të kësaj pune është fituar dhe besimi i qytetarëve.” Degjoni, e cila po ashtu thekson se kapaciteti dhe shërbimi spitalor kanë paraqitur një trend në rritje prej %32, tha se “për këtë arsye ne si popull shqiptar jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës së Turqisë”. 

“Fillova të jetoj përsëri në saje të spitalit dhe ekipit turko-shqiptar që punon në spital”

Agurr Atia, një pacient shqiptar që tregon se ka kërkuar shërbim në spital ndërsa ishte në gjendje të rëndë për shkak të një sëmundjeje të pankreasit, thotë se tashmë e ndjen veten mjaft mirë. Atia, i cili thekson se në spital është mirëpritur me një shërbim dhe ekip mjaft cilësor, thotë se “Dr. Eno dhe i gjithë spitali për mua janë heronj. Fillova të jetoj përsëri në saje të spitalit dhe ekipit turko-shqiptar që punon këtu.”

Nag ana tjetër, Kiço, një paciente nga Bullgaria, u shpreh duke thënë se “Është hera e parë që vij në Shqipëri. Pësova një aksident dhe erdha këtu për mjekim. Ky spital është i mrekullueshëm. Ekipi i spitalit është shumë i mirë, ndërsa mjeku që ka marrë përsipër mjekimin tim është i përsosur.”

Po ashtu një pacient i ardhur nga Italia, me emrin Armendo Bartolomeno dhe që banon në qytetin e Veronës, shprehet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këtë spital dhe se “Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri është një spital i mrekullueshëm. Ekipi i spitalit sillet shumë mirë, janë të mirësjellshëm ndaj pacientwve dhe mjaft profesionistë. Mjekët janë vërtet të përgatitur në fushën e tyre dhe e ndjej veten shumë mirë.”

Ndërtimi i spitalit zgjati vetëm 68 ditë

Ndërtimi i Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri, i ndërtuar me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë në vitin 2021, u plotësua për vetëm 68 ditë në periudhën e pandemisë së Covid-19.

Ndërsa spitali me një kapacitet prej 150 shtretërish zakonisht ofron shërbim ndaj përafërsisht 500 mijë banorëve, gjatë muajve të verës ofron shërbim ndaj më shumë se një milion pacientëve për shkak të sezonit të turizmit. Në spitalin e pajisur me pajisjet spitalore të teknologjisë së fundit, ekipi turk, krahas ofrimit të shërbimeve spitalore, luan një rol të rëndësishëm edhe në trajnimin e ekipit vendas.

Frekuenca.net