'Shqipëria Bëhet' dhe kreu i kësaj lëvizje Adriatik Lapaj ka dorëuzar ditën e sote një kallëzim në SPAK për 3 ministrat e fundit të Shëndetësisë: Beqaj, Manastrirliu dhe Albana Koçiu, si dhe për dy ish drejtorët e fundit të QSUT.
Në prononcimin për mediat pas daljes nga SPAK dhe dorëzimit të kallëzimit, Lapaj u shpreh se këto denoncime vijnë edhe pas skandalit tek reparti i Onkologjikut në QSUT, ku mjekët luanin me jetët e pacientëve me sëmundje tumoral, por edhe me aparaturën e kobalto terapisë që lëshon rrezatime të dëmshme në këtë repart.
'Në gjykojmë dhe mendojnë se mungesa e pajisjeve në spitale janë si pasojë e dijenisë së gjithë sistemit drejtues. Ministrat kanë qenë në dijeni, drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni. Në lidhje me ilaçet, mungojnë faktorët me hemofilinë. Është plotësuar më pak se 20% e nevojave.
Për ilaçet e tjera, për leucemitë dhe kancerat, ose janë marrë në sasi shumë më të vogël se sa nevojitet ose edhe kur janë tenderuar rezultojnë të mos jenë administruar në sasinë e paguar. Këto për në përbëjnë vepra penale. Në spitalin Onkologjik, rezulton se ka probleme edhe me pajisjen e kobaltit dhe kjo dyshohet se mund të ketë shkaktuar sëmundjen e pacientëve dhe disa mjekëve.
Për këtë arsye kemi punuar në këto 6 muaj e cila korrespondon tani me këtë që ndodhi. Dua t’i bëj thirrje opinionit publik të mos i nënshtrohen mungesës së ilaçeve apo pajisjeve mjekësore, t’i denoncojnë dhe të mos kenë frikë. Nuk duhet që frika për vdekjen të na cojë drejt vdekjes.
Ne do të kallëzojmë sot tre ministrat e fundit të Shëndetësisë dhe dy ish-drejtorët e fundit të QSUT, sepse na rezulton se kanë pasur dijeni për mungesën e ilaçeve', u shpreh Lapaj.
Skandali ne spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi dje (27 qershor) masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi./Shqiptarja