Të rinjtë vitet e fundit kanë zgjedhur të nisin studimet në arsimin profesional.

Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale , Albana Koçiu solli sot shembullin e pesë të rinjve nga Qendra e të Rinjve në Shkodër që kanë zgjedhur arsimin profesional.

“Klisman, Valentina, Raisa, Marsel dhe Mariglen, të rinjtë e talentuar të Qendrës së të Rinjve në Shkodër, të cilët përballë sfidave të shumta në jetë, kanë zgjedhur shkollimin dhe dijen duke u orientuar drejt arsimit profesional për të përfituar një zanat të vlefshëm në shkollën e mesme profesionale pyjore “Kole Margjini”. Urojmë që rrugëtimi i tyre të jetë i mbushur me arritje dhe suksese”, theksoi Koçiu.

Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi unike për studentët për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse./ata