Një shembull i veçantë i një familjeje që punon së bashku vjen nga Islanda, ku një familje e tërë iu bashkua ekuipazhit të një fluturimi të linjës IcelandAir. Ingvar Mar Jónsson, piloti i fluturimit nga aeroporti Keflavik për në Uashington DC, drejtoi avionin së bashku me bashkëshorten e tij Sigga Nanna dhe tre vajzat e tyre, të cilat punonin si stjuardesa.

Fillimisht, vetëm tre prej tyre ishin planifikuar të jenë pjesë e këtij fluturimi, por dy vajzat më të vogla arritën të riorganizonin oraret e tyre të punës për t'u bashkuar gjithë familja në bordin e avionit.

"Meqë dy vajzat tona më të vogla, Ingibjorg dhe Sigga Marta, filluan të punojnë për verën si stjuardesa, bashkëshortja ime dhe vajza jonë më e madhe Nina menduan se do të ishte një ide e bukur të bënim këtë fluturim së bashku," shpjegoi Jónsson për mediat. "Ata arritën të ndërrojnë oraret, dhe më 20 gusht ne të gjithë u bëmë pjesë e ekuipazhit."

Por historia nuk mbaron këtu. Vjehrra e Jónssonit, bashkë me të dashurit e vajzave, gjithashtu iu bashkuan udhëtimit, duke e bërë këtë një fluturim të vërtetë familjar.

Ngjarja u bë virale në Twitter, ku IcelandAir postoi: "Islanda është një vend i vogël, dhe fluturimi mund të kthehet lehtësisht në një çështje familjare."/Tema