Romina Kuko, sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, e ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka zbuluar detaje sa i takon votës së diasporës dhe çfarë ka programuar PS në lidhje me këtë risi.

Kuko u shpreh se ndryshe nga radha e kaluar, këtë herë nuk do të ketë thjesht tubime por do të zhvillohet një fushatë kapilare e mirëfilltë ashtu si në Shqipëri.

‘’Patjetër që përqendrimi më i madh do të jetë në shtetet ku edhe ka një numër  të madh shqiptarësh’’, u shpreh Kuko.

Teksa shtoi se takimet e zhvilluara më herët që Rama bëri në Greqi e në disa shtete të tjera ishin për të thyer akullin, pavarësisht se çfarë u tha më pas shtoi Kuko.

 

Kuko:

Do të ketë jo vetëm takime nëpër botë, por jo tubime të mëdha si herën e parë se ishin sa për të thyer akullin, e mbajmë mend tubimin në Greqi pavarsisht kleçkave që dolën më pas.

Unë kam qenë aty dhe pash njerëz që kishin ardhur edhe nga Amerika, e thanë mediat greke.

Do të ketë takime në botë aty ku ka më shumë shqiptarë, besoj që Balla do të jetë ai që do i organizojë por patjetër që edhe kryeministri do të jetë i pranishëm.

Ne shquhemi për fushatë kapilare, çfarë do bëhet në Shqipëri e njëjta punë do të bëhet edhe nëpër botë patjetër aty ku është përqendrimi më i madh i shqiptarëve.

Shqiptarët nuk duhet vetëm të regjistrohen në parti dhe të votojnë, port ë kuptojnë çfarë punë është bërë dhe çfarë do të bëhet”, tha Kuko./BalkanWeb