Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ishin dje në Peshkopi, për të forcuar dialogun mes institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve vendorë e organizatave të shoqërisë civile në bashkinë e Dibrës.

Komisioneri Robert Gajda foli për rolin e institucionit dhe i nxiti pjesëmarrësit për më shumë bashkëpunim, për të zhvilluar strategji të përbashkëta dhe për të krijuar një rrjet funksional.

Kjo ishte tryeza e parë e një sërë takimesh, me qëllim mbështetjen e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile.

Tryezat e tjera do të jenë në Tropojë më 21 nëntor,  Kuçovë më 10 dhjetor dhe Roskovec më 11 dhjetor./ata