Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron shpërdoroi rreth 60,000 stërlina duke përdorur një avion privat luksoz për të fluturuar drejt Shqipërisë, për një vizitë që zgjati vetme 89 minuta, pasi u detyrua të kthehej në Londër.
Kështu shkruan gazeta britanike ‘The Mirror', duke ju referuar vizitës së Cameron në Tiranë, me 22 maj .
‘Në atë që mund të ishte poshtërimi i tij i fundit si Sekretar i Jashtëm, Lordi duhej të vizitonte Tiranën, ku do t'i bëhej një pritje madhështore - me flamuj sindikatash të vendosura në rrugë. Por avioni - një Embraer Legacy 600 i marrë me qira nga firma malteze Vistajet - ishte në tokë vetëm për 89 minuta para se të thirrej në një mbledhje urgjente të kabinetit.’- shkruan e përditshmja britanike.
Nga Laburistët kjo vizitë e shkurtër, u cilësua si një arrogancë ndaj Shqipërisë, një aleat i rëndësishëm i NATOS-s.
Emily Thornberry, Prokurorja e Përgjithshme e Laburistëve tha: “Kjo përmbledh shumë nga ajo që nuk është në rregull me këtë qeveri: humbjen groteske të parave të taksapaguesve të shpenzuara për të marrë me qira një tjetër avion privat luksoz; kaosi i pabesueshëm për t'u kthyer me nxitim në Londër pas më pak se dy orësh në Shqipëri; dhe arrogancën e plotë të trajtimit të një aleati të rëndësishëm të NATO-s me një mungesë respekti të tillë.”
‘Tatimpaguesit do të paguajnë koston marramendëse prej 8,600 stërlina në orë për marrjen me qira të avionit luksoz.’- shkruan Mirror.
Cameron ishte kritikuar edhe më parë për marrjen me qira të një avioni edhe më luksoz për një turne pesë-ditor në Azinë Qendrore muajin e kaluar./Shqiptarja