Zyra Islamaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë pasi Rexhë Byberin u lë në masën arrest shtëpie.
Rexhë Byberi kryebashkiaku i Tropojës është vendosur në masën arrest shtëpie nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Nën të njëjtën masë është edhe zv/kryetari Abedin Kërrnaja. Zyrtarët akuzohet për shpërdorim detyre ku në bashkëpunim, kanë shkelur ligjin për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 277 milion lekë.
Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak nuk kanë bërë aplikimin në sistemin elektronik e-leje për të marrë lejen e ndërtimit pasi të ishte verifikuar dokumentacioni. Ata kanë zbatuar projektin në shkelje të ligjit duke shkatërruar pronën dhe prerë pyjet në mënyrë të paligjshme./Shqiptarja