Në bashkinë Has ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.
Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 28 qendrave të votimit.
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate dhe Aleanca Progresiste 2 mandate.
Po ashtu, Partia Demokratike ka marrë 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Republikane 1 mandat, PDIU 1 mandat, Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat, Partia Balli Kombëtar 1 mandat, Partia e Gjelbër 1 mandat dhe Partia Kombëtare Konservatore Albania 1 mandat.