Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji priti sot komandantin e Komandës Amerikane në Evropë, njëkohësisht komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Christopher Cavoli.

Gjeneralmajor Kingji e njohu gjeneral Cavolin me perspektivën e vendit tonë mbi situatën në rajon, disa nga zhvillimet kryesore në Forcat e Armatosura shqiptare, kontributin e vendit tonë në operacionet dhe misionet e drejtuara nga Aleanca, rishikimin e dokumenteve strategjike, përmirësimet ligjore, projektet e modernizimit, dhe mbështetjen e konsiderueshme të dhënë nga vendi ynë për Ukrainën.

Gjeneral Cavoli vlerësoi rolin e vendit tonë për stabilitetin e rajonit dhe kontributin cilësor në misionet dhe operacionet e drejtuara nga Aleanca dhe shprehu vullnetin e tij për të nxitur më tej bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen./ata